Luis de la Fuente do të jetë trajner i Spanjës deri në vitin 2026. Pavarësisht asaj që ndodh në fushën e lojës në Euro2024, tekniku do të udhëheq “La Roja” për të paktën edhe dy vite.
Një zgjatje e marrëveshjes që skadonte në fund të kompeticionit të kësaj vere, por që tashmë 62-vjeçari do të jetë në stol edhe në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Euro 2024 do të jetë turneu i tij i parë i madh. Luis de la Fuente mori frenat e ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Katar 2022.
Në 18 muaj, ai ka drejtuar kombëtaren në 13 ndeshje, në të cilat ka fituar 9, barazuar 2 dhe humbur po kaq sfida. Spanjolli pasoi në këtë detyrë Luis Enrique, të cilit nuk iu rinovua kontrata si pasojë e zhgënjimit në Kupën e Botës së Katarit.
Ish-trajneri i kombëtares U-21 udhëhoqi Spanjën drejt titullit të Ligës së Kombeve të UEFA-s në vitin 2023, si dhe kualifikimin e Spanjës për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani. Spanja është kundërshtari i Shqipërisë në grupin B, së bashku me Italinë dhe Kroacinë. Kampionati Europian do të vij falas dhe ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
Klan News