Dy herë kampionët e botës Alvaro Martin dhe Maria Perez, morën medaljen e artë në stafetën e vrapimit sportiv në garën e përzier maratonë. Atletët spanjollë përshkruan distancën prej 42.1 kilometrash, duke prerë të parët finishin.
Dyshja që fituan secili medaljen e artë në të dy garat e 20 km dhe 35 km vitit të kaluar në Budapest, përfunduan garën pas dy orësh, 50 minuta e 31 sekonda me Perez që krijoi shkëputjen në xhiron e fundit.
Brian Pintado dhe Glenda Morejon nga Ekuadori morën medaljen e argjendtë në 2:51.22, ndërsa Australia me atletët Ridjan Cowley dhe Jemima Montag fituan bronzin.
Stafeta, e cila zëvendësoi 50 km maratonë për meshkuj, është një nga sfidat më unike në Lojërat Olimpike që bën debutimin për herë të parë në Paris.
Klan News