Medalistët olimpikë, mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të përfitojnë bonuse për suksesin e arritur në Paris 2024.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha gjatë një takimi me ta se me vendim të Këshillit të Ministrave, do të ketë shpërblime për sportistët që i sollën medalje Shqipërisë.
Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit: Fakti që ju vini me medalje sistemi i shpërblimeve mundëson edhe shpërblimet e dedikuara sipas vendimit të qeverisë që është në fuqi për dhënien e shpërblimeve të medalistëve dhe gjithashtu edhe për tre trajnerët e tyre.
Një një postim në rrjetet sociale kryeministri, Edi Rama tha me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin.
Sipas Ramës kjo u jep sportistëve një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.
Tv Klan