Kombëtarja spanjolle mbërriti në Madrid pasi u shpall Kampione e Europës në Gjermani.
Lojtarët brohoritën dhe kënduan në aeroportin e Madridit ndërsa bënë foto në grup bashkë me trofeun, pas suksesit kundër Anglisë në finalen e Berlinit.
Një festë e madhe për “La roja” do të jetë në sheshin Cibeles të kryeqytetit spanjoll. Spanja bëhet kombëtarja e parë që ka 4 tituj europianë.
Edhe Anglia mbërriti në Londër pas zhgënjimit të përjetuar. Trajneri Gareth Southgate tha se do të diskutojë të ardhmen e tij në krye të ekipit kombëtar pas humbjes 2-1.
Kjo është finalja e dytë radhazi e humbur nga “tre luanët” në një kampionat europian. Trofeu i vetëm i “tre luanëve” është Kupa e Botës e fituar në 1966.
Klan News