Spanjollët triumfojnë me rezultatin 6-0 në Ligën e Kombeve
Spanja arriti një fitore të paharrueshme me rezultatin 6-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve, duke arritur në finalet këtij aktiviteti. Përfaqësuesja gjermane u dorëzua duke pësuar një nga humbjet më të thella në historinë e saj të martën në Sevilje.
Ferran Torres spikati në këtë përballje duke realizuar 3 herë, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes së Gjermanisë. Sfida tjetër e këtij grupi mes Zvicrës dhe Ukrainës nuk u zhvillua.
Rastet me Covid-19 në përfaqësuesen ukrainase detyruan UEFA të ndalojë këtë përballje. Franca edhe pse e kishte siguruar vendin e parë në grupin e saj nuk u ndal përballë Suedisë duke e mundur me rezultatin 4-2.
Përfaqësuesja franceze do të jetë pjesë e finaleve vitin e ardhshëm. Nuk munguan emocionet dhe golat në përballjen Kroaci-Portugali. Portugezët fituan me rezultatin 3-2 në sfidën e luftuar deri në fund.
Tv Klan