Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendos pezullimin e Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit Pedro Rocha për një periudhë 2-vjeçare nga 6 vite që ishin kërkuar për të.
Një ndër arsyet e pezullimit të tij është shkarkimi i padrejtë i Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit.
Ndaj Pedro Rocha-s, u caktua një masë administrative prej 33 mijë eurosh. Veç shkarkimit të paligjshëm të Sekretarit të Përgjithshëm, Rocha akuzohet edhe për shkelje të tjera administrative gjatë kohës që ishte zv.president dhe federatën e drejtonte Luis Rubiales.
Në postin e Rocha do të jetë zëvendëspresidentja e parë, në këtë rast María de los Ángeles García Chaves ‘Yaye’, e cila do të shërbejë gjatë periudhës së tranzicionit deri në shpalljen e zgjedhjeve.
/tvklan.tv