Arkiva Lajme bota – Tv Klan 2000

Spanja ka përcjell sot me nderime të mëdha Pedro Antonio, gjeneralin që u vra nga shpërthimi i një autobombe në qendër të Madritit, të vendosur nga ETA. Në ceremoni ka marrë pjesë qeveria e kryeministrit Aznar për ti treguar terroristëve se nuk kanë frikë nga ETA. Sot rrugëve të Madridit janë zhvilluar manifestime proteste, që do të vazhdojnë dhe nesër.

Grusht shteti në Ekuador. Rreth pesë mijë manifestues grumbullohen para pallatit presidencial për të rrëzuar presidentin Jamil Mahuad. Sipas Kryqit të Kuq ekuadorin, të paktën 13 vetë janë plagosur gjatë përleshjeve. Forcat e armatosura të Ekuadorit i kishin kërkuar presidentit Jamil Mahuad të jap dorëheqjen.

Mblidhen në Tokio guvernatorët e Bankave Qëndrore dhe ministrat e Financave të shtatë vendeve më të industrializuara të botës. Në takim do të diskutohet një nivelizim i ekonomisë botërore dhe standarteve ekonomike në gjithë botën. Ëashingtoni i ka bërë thirrje botës dhe europës që të marrin masa konkrete për të arritur një nivel të përbashkët ekonomikë. Nuk është diskutuar për heqjen e kreut të FMN-së Mishel Candesy.

Dy gjyshrit e Helio Gonzales kanë dalë ne konferencë shtypi në amerikë. Para medias së Nju Jorkut të dyja gjyshet e djaloshit kubanez, kanë kërkuar kthimin e tij në atdhe./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori