Përballja çerekfinale e së premtes e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë premton të jetë një spektakël fantastik. Një nga aspektet përcaktuese të ndeshjes në Shtutgart pritet të jetë dueli me Lmine Yamal dhe David Raum ose Maximilian Mittelstaedt. Anësori i Barcelonës u ka shkaktuar shumë probleme kundërshtarëve deri më tani këtë turne dhe nëse do të ketë këtë ritëm dhe vazhdimësi ndaj gjermanëve, La Roja ka një aset të madh për të siguruar kualifikimin.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann e di se sa e rëndësishme është që skuadra e tij të bllokojë Lamine Yamal. Ai diskutoi sensacionin 16-vjeçar gjatë konferencës së tij për shtyp të enjten, duke pranuar se ka një shans që mund të shfyrtëzohet, duke pasur parasysh që Yamal nuk ka bërë ende 27 vjeç dhe nuk ka përojë të madhe.
Nagelsmann: Ai ka talent të madh. Nuk mendoj se ka shumë të mirë në moshën e tij. Yamal është i rrthuar nga lojtarë të mirë në ekip. Ai mund të mposhtë çdo lojtar, është i shkëlqyer, shumë argëtues për t’u parë. Por është gjithashtu e vërtetë që atij i mungon përvoja dhe kjo nuk do të thotë se ne do t’i japim shanse të rregullta gjatë ndeshjes. Përballja me të është një provë e mirë për lojtarët tanë.
Kërcënimi më i madh i Spanjës pritet të vijë nga Lamine Yamal dhe Nico Williams. Sidoqoftë, Nagelsmann është i vendosur të mos fokusohet vetëm në dyshen dinamike të sulmuesve anësorë të La Roja-s.
Nagelsmann: Unë nuk fokusohem vetëm te anësorët e tyre. Spanja ka shumë cilësi, jo vetëm anësorët. Ata janë një ekip kompleks për t’u mbrojtur. Ne kemi nevojë për kontrollin e topit, kjo është e sigurt. Është gjithmonë më e lehtë të luash kundër një skuadre që dëshiron ta ketë topin nëse e ke vetë topin.
Spanja dhe Gjermania kanë qenë dy skuadrat më të mira në Euro 2024 deri më tani, dhe fituesi i ndeshjes çerekfinale do të kishte një shans të madh për të fituar titullin e tyre të katërt në kampionet europiane, një rekord.
/tvklan.al