Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Gazetarja:- Zoti Ngjela, i keni filluar përgatitjet e fushatës dhe cili do të jetë koncepti juaj i fushatës dhe e reja e kësaj fushate?
Spartak Ngjela:- “Natyrisht që kam filluar të punojë për të, po merrem me stafet, me programet, do ketë ndryshime në konceptin e saj, do të jetë më mediatike dhe natyrisht ato çka do jenë të reja do t’i shikoni vetë shkallë-shkallë”.
Gazetarja:- Disa nga partitë e koalicionit Bashkimi për fitore, do të kandidojnë me kandidatët e tyre, jeni të rrezikuar?
Spartak Ngjela:- “Natyrisht që më mirë do të jetë me koalicion, por llogaritë bëhen dhe vetëm. Kur hyet në një luftë hyet me forcat e tua. Kontrollohet njëherë a i ke forcat apo si ke, për ta fituar garën dhe pastaj çfarë del plus në këtë garë, natyrisht që është privilegj. Ne si parti kemi bërë të dyja llojet e llogarive kështu që natyrisht nuk do të kemi ndonjë dëm për të mos vazhduar garën, përkundrazi do jemi të gjithë të bindur se do ta fitojmë këtë garë”./tvklan.al