Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Brenda kësaj jave do të lenë shqipërinë për tu rikthyer në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme nëpërmjet lëvizjes së organizuar nga UNHCR, komisariati i lartë i OKB-së për refugjatët në bashkëpunim me AFOR-in kanë kaluar pikën kufitare të Morinës rreth 2500 vetë. Duke filluar nga data 2 Korrik nga kampingjet e ngritura në qytetet e ndryshme të Shqipërisë janë zhvendosur me autobuzat e UNHCR-së në stacionin hekurudhor të Mjedës, e më pas në qendrën e pritjes në Kukës rreth 6 mijë refugjatë kosovarë.
Sipas drejtuesve të UNHCR-së çdo ditë lëvizin në mënyrë të organizuar deri në 1500 refugjatë. Numri 1 i UNHCR-së në Kukës shprehet se refugjatëve u jepet para nisjes për në Kosovë ndihmë ushqimore për një muaj, mjete higjenike, çadra dh material të tjera ndihmëse.
Në kampingun e përvjelljes Kukës 2, UNHCR bën rregjistrimin dhe pajisjen e refugjatëve me karta identiteti gjë që mundëson bashkimin me pjestarët e tjerë të familjeve të ndara.
Sipas të dhënave të UNHCR-së rreth 375 000 refugjatë kosovarë janë kthyer deri tani. Prizreni, Gjakova, Prishtina, Peja dhe Mitrovica janë qendrat kryesore ku priten refugjatët për tu shpërndarë më pas nëpër shtëpit e tyre. Në pikën kufitare të Morinës duke filluar nga dita e nesërme KFOR-i do të zbatoj rregulla më të rrepta për kalimin e kufirit në kontrollin e dokumentave identifikuese e lejeve të kalimit për njerëzit e mjetet e transportit.
Në anën tjetër të kufrit atje kur dikur kanë qenë ushtarët jugosllavë, tashmë ushtarët gjerman të KFOR-it bëjnë kontroll të rrept të refugjatëve për armëmbajte dhe merren me çminimin e territorit. Në Kosovë jeta po rilind me shpresën për një të ardhme më të mirë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame