29 qershori do të shënojë një spektakël sportiv. Krahas Euro 2024 prej të cilit na ndajnë vetëm 9 ditë, rikthehet pas 37 vjetësh ndeshja Flamurtari-Barcelona. Vasil Ruci ndan detaje për “Aldo Morning Show” në Tv Klan të kësaj ngjarjeje që do të bashkojë ekipet e dikurshme në stadiumin e Vlorës.
Aldo: Do bëhet ndeshja vërtet?
Vasil Ruci: Patjetër.
Aldo: Po kush do të vijë këtu?
Vasil Ruci: Barcelona. Por jo Barcelona e re, Barcelona e vjetër. I gjithë ai brezi. Arsyeja është e thjeshtë, kur bëmë 100-vjetorin, ne bëmë ftesa dhe na erdhën përfaqësues të Barcelonës.
Aldo: Ti ke luajtur në ’84, ’86, kur ka qenë ndeshja?
Vasil Ruci: Në ’86 me Barcelonën. Panë mikpritjen tonë pasi kaluam ne pasi përveë futbollit jemi kombinuar edhe me artin, kemi edhe këngëtarë brenda në grupin tonë, një fenomen të rrallë shqiptar ndërkombëtar sië është Josif Gjipali.
Ekipi mbërrin në datën 28 dhe do të bëjnë fillimisht një shëtitje në lungomare. Më 29, ora 20:00, fill pas ndeshjes së radhës të Euro 2024, do të nisë Flamurtari-Barcelona që do të zgjasë deri në orën 21:00. Arbitër do të jetë Enea Jorgji. Hyrja në stadium do të jetë e lirë që kushdo të mund të shijojë ndeshjen spektakolare./tvklan.al