Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë në spitalin Gemelli në Romë. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë të lëshuar nga Selia e Shenjtë.

88-vjeçari ndodhet në spital prej më shumë se një jave, teksa po trajtohet për pneumoni të dyfishtë. Ai i është nënshtruar transfuzionit të gjakut dhe ka pasur nevojë për oksigjen.

Informacionet e reja për shëndetin e Atit të Shenjtë vijnë pasi të shtunën në mbrëmje Vatikani sqaroi se Papa ishte në një gjendje kritike pas një “krize të zgjatur të frymëmarrjes”.

Për shkak të problemeve shëndetësore që po kalon Papa Françesku nuk do të kryejë lutjet e së dielës për javën e dytë radhazi.

Françesku, i cili ka udhëhequr Kishën Katolike që nga viti 2013, ka të ngjarë ta shkruaj dhe ta lexojë dikush tjetër. Miliona njerëz në mbarë botën kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e Papës.

Shumë kanë spekuluar për një dorëheqje të mundshme, të cilën Selia e Shenjtë ka zgjedhur të mos e komentojë.

Klan News