Konferencen e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe hapjen e kapitujve të parë negociues e ka përshëndetur edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Në një reagim publik, ajo u shpreh se “Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së”.
Kryetarja e Kuvendit shtoi se ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë.
Spiropali theksoi se Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.
Klan News