Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Spitali i Tepelenës jashtë të gjitha kushtet për të sëmurët dhe mjekët. Sapo shikimi të ndësh spitalin në këtë qytet duket qartë gosina tejet e amortizuar e pa lyer prej vitesh. Por kjo është gjysma e së keqes kur mendon që brenda mungojnë të gjitha mjetet dhe kushtet për një spital.

Mungojnë tërësisht pajisjet e domsdoshme për ekzaminimin, aparaturat e radiologjisë, pajisjet e reanimacionit etj. Ndërkohë për ujë as që bëhet fjalë, të sëmurëve ju duhet të mbushin shishet më ujë dhe ti mbaj ato si gjënë më të çmuar. Ajo çka është më shqetësuese është mungesa e personelit mjeksor, ndërsa për specialistët nuk bëhet fjalë në këtë spital, i cili duhet të përballoj nevojat e rreth 50 mijë banorëve tepelenas.

Lidhur me këtë gjendje drejtori i spitalit Shahin Meçe shprehet:

Shahin Meçe, drejtor i spitalit Tepelenë:- “Kemi kërkuar mbështetjen sit ë dikasterit, gjithashtu dhe të donatorëve të huaj dhe kemi marrë prej tyre premtimin se do na ndihmojnë dhe do na përkrahin në punën tonë”.

Ndërsa bëhet fjalë për një spital ku çdo ditë jeta lufton me vdekjen, gjensja e mjerueshme e spitalit të Tepelenës është e pafalshme për organet e pushtetit lokal por edhe Ministrinë e Shëndetësisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego