Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot ka nisur në Tiranë rrethi 56 çiklistik i Shqipërisë, i cili do të vazhdoj deri në 20 Shtator. Marrin pjesë ekipet e Tiranës, Vllaznisë, Partizanit, Apollonisë dhe Besëlidhjes. Etapa e parë Tiranë-Shkodër 119 km e gjatë ka nisur sot paradite në Tiranë. Nesër do të zhvillohet etapa e dytë Shkodër-Burrel.
Ka përfunduar vizitën treditore në vendin tonë Drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Tenisit Evropian e Botëror, italiani Luka Santili. Ai ka ndjekur nga afër punën e Federatës Shqiptare të Tenisit. Për këtë qëllim italiani Santili është takuar me drejtuesit më të lartë të sportit shqiptar me zëvendësministrin e Kulturës Rinisë e Sporteve Kreshnik Tartari, me drejtuesin më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Presidentin Arben Jorgoni, Sekretarin e Përgjithshëm Stavri Bello dhe me Zevendës Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Buran Kaceli.
Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka akorduar një vleftë të mirë monetare për ndërtimin e një fushe tenisi që akoma nuk po gjen zgjidhje nga organet tona shtetërore./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Grillo