Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot paradite në fushën pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” atletja dinamovite Emiljana Ciko në garën e hedhjen e çekiçit ka shënuar rezultatin rekord 51m-91cm, duke përmirësuar rekordin që mbahej nga Loreta Zengjinasi. Në vendin e dytë Alban Pango po e Dinamos, ndërsa atletja tjetër dinamovite Anisa Aliaj ka vendosur rekord të ri për moshat.

Në hedhjen e çekiçit për meshkuj fitues tre dinamovitë Baçova, Bako e Markolaj, duke treguar për punën e mirë të trajnerit të tyre Vaso Selenica. Në garat e zhvilluar në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” disa nga fituesit janë, Emil Kosta i sportklub Tiranës në shtytjen e gjyles, Admir Bregu i Vllaznisë dhe Monika Bakllava e Tiranës në 100m, Fadil Hyseni, Klodiana Shala, Eno Voci, Dhurata Xhashka, Laureta Derhemi dhe Blendi Spah i Dinamos në kërcim së gjati./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Grillo