Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Janë shuar shpresat e shqiptarëve për një rezultat pozitiv në Greqi, përfundimisht në minutën 88 kur skuadra vendase ka shënuar golin e dytë. Dy golat në skajin e 90 minutave, në sulmin e parë pas shkelmimit të topit nga qendra duke përfituar dhe nga një vendosje jo e mirë e lojtarëve tanë, grekët shënojnë në rrjetë. Më pas lojtarët tanë do të lëvizin më shumë për të balancuar rezultatin e papritur që në fillim por kundërshtari është më i qetë dhe i sigurt në lojën e tij.
Fundi i pjesës së parë do të jetë më i mirë për ne, me dy raste të mira për shënim, por të paralizuar nga aftësia e portierit grek. Me gjithë përpjekjet dhe ndryshimet e kryera nga trajneri Hafizi në pjesën e dytë, skuadra jonë nuk e gjen dotë rrugën e rrjetës. Madje në fundin e saj do të jenë vendasit që do të shënojnë golin e dytë. Mundësia e fundit e skuadrës sonë për të shpëtuar vendet e fundit në grup do të jetë fitorja me Gjeorgjinë të shtunën në Tiranë që mbyll dhe ndeshjet për EURO 2000.
Ka mbërritur sot në vendin tonë delegacioni sportiv i Gjeorgjisë për dy takimet e fundit me skuadrat tona përfaqesuese për EURO 2000. Neser në stadiumin “Selman Stermasi” do të takohen skuadrat Shpresa deri ne 21 vjec. Ky takim do të drejtohet nga gjyqtari nga Malta Miroslav Mileski. Ekipi ynë i drejtuar nga trajnerët Bujar Kasmi e Shkëlqim Muça ka kryer grumbullimin për këtë takim në Krujë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Grillo