Krijimet më të reja të këngës tradicionale rikthehen në ekranin e vogël me të parin festival të këngës popullore qytetare që startoi në Televizionin Klan të dielën e 14 Marsit në spektaklin “E diela shqiptare” të Ardit Gjebresë.

Pesë këngë për çdo të diel këngëtarë të njohur të muzikës popullore nga të gjitha trevat këndej e andej kufijve do të konkurrojnë në këtë festival me nga një krijim të këngës popullore qytetare dhe sigurisht do të interpretojnë edhe këngë të njohura si pjesë e spektaklit.

Ardit Gjebrea: “Çfarë ndjeni tek shikoni që muzika juaj përhapet në mbarë botën?”

“Ne si familje kemi shumë kohë që merremi me muzikë edhe nuk mund të rrimë pa muzikë. Është vetëm muzika, aq më tepër muzika popullore.”

Sipas organizatorëve të festivalit Ardit Gjebrea, Pali Kuke, Shpëtim Saraçi dhe Televizioni Klan përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse në këtë festival rreth 100 syresh është bërë nga një komision i përbërë nga profesionistë të kësaj muzike.

Çdo javë të prezantimit të këngëve të festivalit në “Të Dielën Shqptare” do të ketë edhe këngëtarë të njohur të muzikës popullore.

Në javën e parë ishte këngëtari shkodran, Bik Ndoja.

Bik Ndoja: “Kudo që shkova në botë si pata rastin si këngëtar me këndu, u prita shumë mirë duke parë se unë përfaqësoj vendin tem shqiptar. Flas shqip, këndoj shqip”.

Gjatë festivalit do të rivijnë për publikun edhe lojërat e njohura tradicionale, njëra prej të cilave ishte tërheqja e litarit, pa përmendur plot të tjera që do të zhvillohen në të dielat në vijim.

Ardit Gjebrea: “Forca!”

Pas prezantimit të të gjitha këngëve krijimet më të pëlqyera do të konkurrojnë në dy gjysmë finale që do të organizohen në fund të Majit, ndërsa finalja e madhe do të organizohet live në Qershor.

Me synimin për të risjellë në vëmendje muzikën tradicionale qytetare. E shtrembëruar ndër vlera prej vitesh Festivali i Këngës Popullore Qytetare në TV Klan ka qysh në këtë javë të parë admiruesit e tij./tvklan.al