Irma Libohova është sot “Mjeshtre e madhe”. Një ide e stafit të programit “E diela shqiptare” është mbështetur nga presidenti i vendit, Bamir Topi, i cili i ka dhënë këngëtares këtë titull vlerësimi pikërisht me rastin e 50-vjetorit të saj.

Dhe aty ajo nuk ka mundur të mbajë lotët, sepse ky titull ka sjellë edhe finalizimin e një seriali emocionesh që këngëtarja ka përjetuar në dy orë transmetimi drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Irma Libohova: “Më pëlqen shumë diçitura e asaj që më kanë dhënë “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Faleminderit shumë! Kujt t’i jem mirënjohëse më përpara. Nuk gjej dot fjalët në këtë moment. Besomëni kam pasur një barrë me emocion nga spektakli. Kjo e fundit krejtësisht e pamenduar për mua. Kujt t’i them faleminderit? Të gjithë fansave të mi, të gjithë atyre që më kanë ndjekur, e thashë dhe pak më përpara, të gjithë miqve të mi, bashkëshortit tim, familjes sime, motrës time të vogël, Erandës. Kujt t’i them? Arditit sigurisht.”/tvklan.al