Bashkimi Evropian po e ndjek me mjaft interes zhvillimet politike në Shqipëri duke e konsideruar nisjen e dialogut mes kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama si një shans i mirë për zgjidhjen e ngërçit politik.
Pas deklaratave të shumta të ndërkombëtarëve, mbi këtë situatë zyra e komisionerit të ri evropian për zgjerimin, Stefan Fule në një komunikatë për shtyp vlerëson nisjen e bisedimeve mes dy partive më të mëdha në vend.
E pyetur mbi tryezën e dialogut pozitë-opozitë, Angela Filote, zëdhënësja e komisionerit për zgjerim u shpreh për Televizionin Kombëtar Klan se Brukseli shpreson që dialogu do të sjellë një rezultat pozitiv.
Angela Filote: “Komisioneri Fule sigurisht që po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të donte shumë të shihte progres.”
Deklarat me te fundit te ardhura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kane inkurajuar dialogun mes mazhorancës dhe opozitës dhe i kane bere thirrje Partisë Socialiste ne veçanti t’i japë fund bojkotit e të kthehet në parlament.
Në të gjitha deklaratat e presidentit të KE-së, Jerzi Buzek, zv/presidentit Libor Roucek dhe eurodeputetëve të tjerë vihet theksi tek rezoluta e Parlamentit Evropian, e miratuar në Nëntor, që i bën thirrje opozitës shqiptare t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe i kërkon asaj të kryejë detyrën kryesore, që është përfaqësimi i votuesve të saj në legjislativ./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle