Stivi Ushe është kantautori, i cili nisi javën e dytë të konkurrimit me baladën e tij “MIA”, një këngë dashurie për plagët e zemrës. Stivi rivjen për të tretin vit në “Kënga Magjike”, por me një diferencë të madhe.

Këtë edicion ai konkurron si një artist i kategorisë “BIG”, krahas emrave të mëdhenj, të cilët do të zbulohen gradualisht çdo javë në “Instagramin” zyrtar të “Kënga Magjike”, kengamagjikeofficial.

Duke qenë se Stivi i krijon vetë këngët që interpreton, lihet vend për dyshime nëse këto të fundit janë dedikime, specifikisht “Mia”.

Pyetjet gjatë intervistës me Ardit Gjebrean, kishin të bënin me udhëtimet. Në Instagram, këngëtari promovon shpesh vendet, apo udhëtimet, e tij. Stiv tregoi se kujtimet më të zjarrta i kishte përjetuar në Amsterdam, e në këtë moment situata u bë pikante.

Për Stivin erdhi pyetja: “Nga cila nënshtetësi do të dojë të ishte vajza që do trokiste në suitën e krocierës tënde?”

Askush nuk e priste përgjigjen e Stivit, por me sa duket konkurrenti u tregua shumë i qartë. Ai tregoi se do të donte që në suitën e tij, të kishte një vajze armene.

A mos vallë edhe kënga “MIA” është dedikim për një vajzë armene…?/tvklan.al