Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Dita më depresive e vitit, parlamenti e sfidon me paqe e mirëkuptim

Dita e sotme njohet si dita më depresive e vitit, sic njihet e hëna e tretë e muajit janar apo fenomeni i hënës blu. Por sot nis punën sesioni i ri parlamentar, që pritet të jetë i ndezur, edhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sot pasdite pritet gjithshtu inaugurimi i presidentit amerikan Donald Trump.

Polici, vëlla i Pajtime Fetahut, korrupton prokuroren “për respekt

Shpesh Policia e Shtetit bën publike video, që tregojnë qytetarë, që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, dhe qytetarët në këto raste, procedohet për këtë akt.Por sot do të tregojmë një rast tjetër, që tregon një polic, në tentativë, për të korruptuar prokuroren e Elbasanit.Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal.Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.Cështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor, i dhuron një parfum me cmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit. Për këtë akt, prokuroria ka regjistruar veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj policit Arben Kotollaku.Ne patëm një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, i cili e pranon ngjarjen, por nuk mendon, se ka qenë ndikim, por thjesht formë respekti. Absurd mbetet fakti, se pse APM dhe Policia e Elbasanit, por dhe Spak, nuk kanë bërë asgje, edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja.

“Cilësi e lartë”, shiste vaj ulliri të falsifikuar, përfundon në pranga

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar transmeuam, sesi “Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një cmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar, me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj.Pas porosisë, vaji na erdhi me postë.Me emrin e kësaj firme nuk gjetëm asgjë në QKB, por përvec kësaj, iu drejtuam një laboratori privat për ta analizuar produktin.Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike, tha, se produkti, që ne blemë, nuk është vaj ulliri. Sipas tij, produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë cdo standardi, madje i rrezikshëm.Pas transmetimit tonë, u sekuestruan mijëra sasi lëndë vajore e papërcaktuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketat postare , 29 milionë lekë dhe mijëra euro, që dyshohet, se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme. Babë e bir u vunën nën akuzë për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.Në atë kohë u shpall në kërkim edhe

/tvklan.al