Disa ditë më parë, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi shqetësimin e vëllezërve David dhe Rigers Avxhi, 25 dhe 27 vjec nga Pogradeci.

Ata kanë lindur me nanizëm dhe për këtë arsye janë të papunë e të bullizuar. Të dy kanë mbaruar studimet në Hoteleri-Turizëm, për mekanik dhe recepsion.

Rigersi dhe Davidi trajtohen me kemp nga 70 mijë lekë të vjetra secili dhe KMCAP i ka cilësuar si të aftë për punë.

Ata kërkojnë një punë normale, për aq sa i lejon shëndeti.

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, premtoi zgjidhje për dy vëllezërit me nanizëm.

Stop u kthye në Pogradec, pasi për të dy vëllezërit është gjetur punë. Ata do të punojnë nga 4 orë në parkimin e qytetit.

/tvklan.al