Vip-at ne sfilate, intervistat me humor ne nje event publik.
Një bllok intervistash me personazhe publikë dhe të shoë biz-it vijnë në këtë pjesë të emisionit. Klintoni ka shkuar në një sfilatë mode, të zhvilluar në fundvit dhe sjell intervista dhe opinione me humor.
Kombinat/ Pallati i demtuar pa shirit, godina pa krisje shpallet e pabanueshme.
Ndalemi në Kombinat në rrugën “Dionis Filozofi” ose Rruga e Qelqit. Pallatet e ndërtuara në vitet ‘52-‘53 dhe banesat private të pas 1990-ës janë dëmtuar ndjeshëm, aq sa banorët kanë frikë të jetojnë në to.Pasi gazetarja e emisionit “Stop” kontaktoi me zyrën urbanistike të njësisë numër 6 në Kombinat, pallatit iu vu shiriti, që e konsideron të pabanueshëm.Po në Kombinat, në rrugën “Henriko Telino”në godinëneish-Kombinatit Tekstil, të quajtur “Kadife”, banojnë rreth 60 familje. Nga tërmeti i 26 nëntorit kjo godinë është vlerësuar si e pabanueshme dhe i është vendosur shiriti, edhe pse ajo nuk ka as dëmtimin më të vogël. Banorët shprehen, se banojnë aty prej shumë vitesh dhe kanë edhe certifikata pronësie.Ata thonë, se kanë shkuar në Njësinë Bashkiake, ku u kanë thënë, se shiriti nuk është vendosur nga ata. Tek Enti Kombëtar i Banesave, u thuhet të mos dalin nga shtëpitë. Tek Instituti i Ndërtimit gjithashtu ngrenë supet.Në këto kushte i jemi drejtuarNjësisë Bashkiake numër 6 dhe administratori Adriatik Mero, shprehet, se i takon Institutit të Ndërtimit vlerësimi për godinën.
Gjyqi merr vendim, qe e mitura te dale jashte shtetit, por vonon autorizimin.
Tone Demaj tregon, se ka qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur një fëmijë. Sot ajo është divorcuar, ndërsa vajza ka një problem me veshkën.Ia kanë thënë, që duhet ta operojë dhe ajo ka vendosur ta cojë jashtë Shqipërisë. Meqë nuk ka patur asnjë kontakt me ish-bashkëshortin, i është drejtuar gjykatës, për një autorizim, për ta nxjerrë fëmijën jashtë. Gjyqi është zhvilluar që në datën 8 gusht dhe në mesin e tetorit dosja ka shkuar në sekretari me vendimin e lejimit të vajzës, për të kalur kufirin. Në fund të nëntorit zonja ende nuk e ka autorizimin dhe në gjykatë i thonë, që është probelmi i postierit.