Lajme Arkiva – TV Klan 2001
16 milion lekë të vjetra është kostoja që Enti Kombëtar i Banesave ka në dispozicion për një apartament, dhomë e kuzhinë për familjet e pastreha në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Ndërsa në rrethet e tjera të vendit, ky çmim është më i ulët. Blerja e banesave ose ndërtimi është i përcaktuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave. Kështu ka deklaruar sot drejtori i përgjithshëm i EKB, Andrea Dhimitri. Përsa i përket 164 familjeve të pastreha që humbën shtëpitë në firmat piramidale, ai u shpreh.
Andrea Dhimitri:- “Sipas detyrës së përcaktuar për Entin Kombëtar të Banesave, janë hartuar listat të cilat kanë ardhur nga komisioni i transaparencës. Këto janë verifikuar dhe janë dërguar për verifikim këshillave bashkiak nëpër rrethe, ka ardhur përgjigja përfundimtare me shkrim nga të gjithë këshillat bashkiak dhe personat të cilët janë në listat e komisionit të transparencës, duhet të jenë detyrimisht edhe në ato që kanë hartuar këshillat bashkiak. Si përfundim i gjithë kësaj pune është rakorduar përfundimisht dhe është hartuar lista për 164 familje, që do të strehohen në fazën e parë të kredisë greke”.
Kostot e shpenzimeve për të pajisur të pastrehët me shtëpi, përballohet nga Enti Kombëtar i Banesave. Strategjia përfundon pas pesë vjetësh dhe përllogaritja e vlerës për mijëra të pastrehët do të bëhet çdo vit sipas kushteve të ndërtimit./tvklan.al