Fati tragjik i familjes se përbërë nga 5 fëmijë jetime ne komunën e Levanit te Fierit ka bere qe disa deputete te këtij qarku te kontribuojnë me te holla ne shenje humanizmi dhe bamirësie.

Ne familjen Geci ka qene deputetja Mesila Doda ajo qe ne emër te iniciativës se përbashkët te deputeteve te tjerë u ka komunikuar familjes për ndihmën e dhënë.

Ndërkohe ajo i ka bere thirrje te gjitha bizneseve te zonës te kontribuojnë sadopak ne numrin e llogarisë bankare te hapur për familjen Geci, e cila jeton ne qiell te hapur.

Mesila Doda: “Unë jam sot këtu për të treguar që ka ardhur momenti që ne të ndryshojmë mënyrën tonë të sjelljes ndaj qytetarit më të pambrojtur, qytetarit që ka më shumë nevojë në shoqërinë shqiptare. Deputetët e Partisë Demokratike të rrethit Fier, në të cilët është bashkëngjitur më vonë dhe deputeti i LSI-së të po këtij rrethi, kanë vendosur që të japin gjysmën e pagës së tyre të pare për ta dhënë si një fond fillestar me një numër llogarie, të cilët neve unë do jua vendos në dispozicion për të pasur mundësi që familja Geci të fillojë të ketë një jetesë normale. Do i bëja thirrje të gjithë bizneseve të zonës, do i bëja thirrje të gjithë njerëzve që kanë mundësi të kontribuojnë qoftë edhe me pak për këtë familje. Do i bëja thirrje mediave dhe mbi të gjitha dhe deputetëve socialist të zonës, në fund të fundit nëse dëshirojnë që të futen dhe t’i bashkëngjiten kësaj nisme pozitive, një nismë që ka mundësi që të kthejë në normalitet një familje që të japin një fond të caktuar për të pasur mundësi ta ndihmojmë”.

Drama familjare e 5 fëmijëve filloi atëherë kur nena e tyre për shkak te kushteve te vështira te jetesës dhe varfërisë se skajshme kreu aktin e vetëvrasjes, ndërsa i ati duke mos përballuar situatën pati probleme mendore.

 Ndërkohë ne ndihme te familjeve është vene dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili ka nisur procedurat ne Entin Kombëtar te Banesave për gjetjen e një çatie për 5 fëmijët e familjes Geci./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani