Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Ndjej përvëlim sa herë e kujtoj”, për kë “digjet” nga malli Edi Rama

Kryeministri Rama gjatë komunikimit të sotëm me qytetarët në rrjetet e tij sociale, e quaji omëlsinë Lulzim Basha. I pyetur për ish-rivalin e tij politik, Rama tha, se e ka marrë malli dhe ndjen nostalgji e përvëlim, sa herë ia kujtojnë.

Për 9 ditë që kaloi afati i pagesës së taksës së makinës, pagoi vitin 2 herë

Arben Gosturani tregon, se në datën 22 dhjetor 2024 kishte ditën për të paguar taksat e makinës, por nuk mundi të shkojë, për shkak të disa problemeve. U paraqit në 10 janar 2025 dhe i thanë, se duhet ta paguante dyfish, për shkak të 9 ditëve, që kishin kaluar. Pano Soko, ekspert ekonomie, shpjegon, se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga janari deri në dhjetor, nuk ka asnjë kuptim, që të paguhet taksa për një vit, që ka kaluar.

I vdes gruaja në aksident, nuk regjistron dot djalin në kopsht, zgjidhja

Vilson Gjata, një qytetar nga Tirana, tregon, se është banor në njësinë numër 4 dhe ka një djalë 4 vjec, që do, që ta regjistrojë në kopsht. Djali më parë rrinte me të ëmën, pasi ajo ishte në shtëpi. Por gruaja ndërroi jetë pas një aksidenti dhe tani Vilsoni kërkon, që të punojë, por nuk ka, ku të lerë djalin.

Vilsoni thotë, se është interesuar në kopshtin e Shkozës, por nuk ia kanë regjistruar. Për këtë rast, bashkë me Vilson Gjatën, iu drejtuam Drejtorisë së Përgjithshme të cerdheve dhe kopshteve, dhe Përgjegjësja e Sektorit të Kopshteve Larisa Haxhi, sapo u vu në dijeni, premtoi, që fëmija të regjistrohet e të nisë menjëherë kopshtin.