Sistem pikëzimi për ta përfituar, rritet vlera monetare
Ulja e nivelit të varfërisë dhe përmirësimi i shërbimeve për një jetesë sa më dinjitoze do të jetë fokusi i strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2024 – 2030.
E publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, strategjia synon që nëpërmjet reformave që përfshijnë edhe institucionet e qeverisjes vendore të garantojë paketa mbështetëse apo subvencione për familjet në nevojë.
Kështu, vlerësimet tregojnë se nevojitet që formula e pikëzimit të ndihmës ekonomike të rishikohet pasi nuk i përgjigjet sa duhet kontekstit ekonomik dhe social aktual, si dhe për sa i përket kritereve të kualifikueshmërisëtë parashikuara në të.
Përdorimi i formulës së pikëzimit ka prodhuar një rezultat të rëndësishëm lidhur me reduktimin e rasteve të përfitimit të padrejtë të ndihmës ekonomike, e cila vlerësohet se duhet të jetë më e lartë në vlerë.
Administratorët shoqërorë konfirmojnë që ajo ka funksionuar mirë për zonat urbane, por njëkohësisht është evidentuar që ekziston mundësia e përjashtimit të familjeve të varfra, veçanërisht në zona rurale, familje me një person dhe ato që kanë në përbërje të tyre anëtarë të grup-moshës 50–55 vjeç që hasin vështirësi për t’u punësuar.
Tv Klan