Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, prezantoi draftin për strategjinë e re ndërsektoriale Kundër korrupsionit për gjashtë vitet në vijim, nga 2024-2030.
Në fokus janë sektorët më të cënueshëm ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana, dhe arsim.
Në këtë draft janë parashikuar një sërë ndërhyrje në legjislacion, si dhe digjitalizimi i shërbimeve. Prokurorimet online shihen edhe si masë për uljen e praktikave korruptive.
Për herë të parë kjo strategji do të zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe me fokus promovimin e integritetit në sektorin privat.
Këto masa burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe financat për realizimin e saj do të mbulohen nga buxheti i shtetit me një vlerë totale rreth 1.3 miliard lekë.
Klan News