“Lufta kundër korrupsionit kërkon një transformim në qasjen dhe mentalitetin e çdokujt… Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë për anti-korrupsionin, iu vjen në mend SPAK. Kjo tregon ndikimin që ka pasur SPAK, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë atyre që plotësojnë atë peisazhin e institucioneve të drejtësisë”, kështu është shprehur e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në lançimin e projektit  “Integrity Chronicles” .

Në prezantimin e këtij projekti ishte edhe Ministrja për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin Adea Pirdeni.

“Projekti, i nisur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në partneritet me Ministrinë e Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane në “X”.

/tvklan.al