Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë diplomatëve e profesionistëve të rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik të Shqipërisë në Bruksel.
Në një postim në rrjete sociale përmes një mesazhi nga zv.kryenegociatorja Adea Pirdeni, Rama fton këto qytetarë që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“MIRËMËNGJES, dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkuruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.
/tvklan.al