Pavarësisht se prindërit janë shumë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre, përfshirë dhe atë psikologjik. Por në mënyrë të pa qëllimshme në disa raste janë vetë prindërit ata të cilët u shkaktojnë mbingarkesë emocionale apo stres fëmijëve të tyre.

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan psikologia Lorela Garuli tha se stresi i prindërit dhe emocionet e tyre transmetohen në mënyrë të drejtpërdrejtë tek fëmijët. Gjithashtu ajo theksoi si ngarkesa e fëmijëve në shkolla dhe në kurse është një tjetër faktor që ndikon në shëndetin mendor të tyre.

Lorela Garuli, psikologe: Përgjithësisht ne që punojmë edhe me raste klinike dhe me njëri-tjetrin, ndër kolegë, biem dakord se që ka një numër të rasteve që referohen, që janë të ngarkuar emocionalisht apo jo. Por, ka një arsye pse ndodh kjo, unë gjykoj se është një efekt domino, pra nëse flasim për një stres të përgjithshëm apo për situatë ankthioze në përgjithësi jeta është pak më e ngarkuar. Them me efekt domino sepse është vetë familja ose është prindi më i ngarkuar psikologjikisht dhe kjo pasqyrohet shumë qartë edhe tek fëmija. Nga ana tjetër mënyra se si fëmijët tanin ndërtojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, të tipit që rriten pak më herët. Mund që fëmijët të kenë vërtetë një lloj ngarkese sepse ka një qasje “kapitaliste”, fakti që fëmijët shkojnë nëpër kurse, ndjekin talente apo që kanë një axhendë shumë të ngarkuar. Brenda kësaj duhet që të gjejmë disa pika ekuilibri.

Sonila Sopati, sipërmarrëse: Me thënë të drejtën këtë vit nuk i kam regjistruar në “after school”, jam munduar të merrem vetë me to.

Katerina Trungu: Më përpara i ke pasur?

Sonila Sopati, sipërmarrëse: Njërën nga vajzat po, vajzën e vogël që ishte në klasë të parë e kishte të nevojshme, por në klasë të dytë nuk mendova se ajo kishte nevojë për “after school”./tvklan.al