Reperi i njohur Stresi disa ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se disa prej miqtë të tyre e kanë tradhtuar pavarësisht se ka bërë shumë për ta, madje ka përfshirë dhe familjen për t’i ndihmuar.

“Kur bëhet fjalë për shoqëri kurrë se bëra gabimin i pari e prita gabimet e të gjithëve ju dhashë gjithçka nga jeta ime deri në detaj. Besnikëri, pastërti… nuk u mora kurrë me fjalë as çfarë dëgjova kurrë nuk e transmetova këto janë gjëra serioze kur rri në rreth shoqëror… more dhashë nënë e babë për ta në kuptimin që edhe familjen e kam përfshirë me ndihmu shokët, prapë do t’i ndihmoj nuk ndryshoj. Por ato që më dolën kundra pasi ju dhashë gjitha këto, këtyre njerëzve ua kam lënë të madhin Zot, sepse besoj çmendurisht te ai dhe e di ndëshkimin e tij”, ka qenë shkrimi i Stresit.

Ditën e sotme ai ka bërë një postim tjetër në rrjetet sociale dhe paralajmëron ish-shokët dhe miqtë e tij që i kanë dalë kundër se shumë shpejt do i bëjë një “diss” të fortë. Ai do nxjerrë një këngë të titulluar “Po foli i fundit” të cilën do ia kushtojë miqve të tij që i janë kthyer në armiq.

 “Po foli i fundit është këngë që mos ta keqkuptoni shkon për ata që ju dhashë gjithçka. Për ata që i ndihmova për ata që lash veten keq për ta. Respekt për kundërshtarët e kam me të mitë, me ata që hëngra, me ata që më dolën… Me 25 prill ju betohem në Allah as te ura e Kukësit nuk kini për ta kaluar dot se do t’ju … me krejt kush t’ju vijë mbrapa. Unë s’kam dash të flas i fundit po më detyruat o …”, ka shkruar reperi. /tvklan.al