Një dietë pa mish është e lidhur me nivelet e larta të depresionit dhe ankthit, duke u bazuar në studimin e “Food Science and Nutrition”.
Analiza përfshiu 20 ekzaminime mbi konsumimin e mishit dhe shëndetit mendor, më pas gjeti lidhjen mes veganizmit, vegjeterianizmit me një shëndet mendor të dobët.
“Dietat strikte i bëjnë njerëzit të palumtur dhe të pashëndetshëm për një periudhë kohë shumë të gjatë”, shkruan Urska Dobersek një psikologe në Universitetin e Southern Indiana.
Gjithësesi ky studim ka pasur edhe kundërshtime. Disa studime thonë se mungesa e mishit lidhet me depresionin dhe ankthin por është e mundur që këto gjendje të çojnë dikë të mos konsumojë më mish.
Analiza përfshiu vitet 2001 deri 2020, nga ku ishin 172,000 pjesëmarrës nga 4 kontinente. Nga ku 158,000 konsumonin mishin dhe 13,000 jo.
Skuadra e saj vitin e kaluar publikoi një analizë e cila tregonte se mungesa e mishit lidhej me një risk më të lartë për depresion, ankth dhe lëndimin e vetes.
Gjithashtu në Gusht një studim i ngjashëm nga një grup gjerman pohonte të njëjtën gjë. /tvklan.al