Sipas një studimi të kryer së fundmi, kufizimi i kohës së shpenzuar para televizorit në vetëm 2 orë në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme.
Studiuesit shprehen se njerëzit që kalojnë më shumë kohë përpara ekranit të televizorit kanë më shumë shanse të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, shumë pak stërvitje dhe shikimi i përqëndruar para ekranit mund të jenë shkaktarë.
Ekspertët e Universitetit të Glasgow shprehen se koha e gjatë e kaluar para televizorit është e dëmshme për shëndetin.
Studiuesit gjithashtu analizuan edhe përfitimet shëndetësore të zëvendësimit të kohës televizive me aktivitete më të shëndetshme, siç është ecja.
Ata u shprehën se përfitimet në shëndetin e individëve janë më të mëdha nga sa mund të mendohen.
Udhëzimet aktuale të aktivitetit fizik tregojnë për 150 minuta aktivitet fizik të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm në javë./tvklan.al