Shkon në 5 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga stuhia “Bert” në Britaninë e Madhe. Raportohet se rreth 300 shtëpi janë dëmtuar në pjesën jugore të Uellsit nga përmbytjet. Situata mbetet kritike në Lancashire, Northamptonshire dhe Hampshire. Më shumë se 200 paralajmërime për përmbytje janë në fuqi në të gjithë Britaninë, pasi disa lumenj ndodhen në pikën kritike.

Disa linja hekurudhore kanë ndërprerë udhëtimet ndërsa rrugët dhe autostradat janë mbyllur si pasojë e motit të keq. Gjithashtu mbi 200 fluturime u anuluan në Heathrow e dhjetëra të tjera në aeroportin e Londrës.

Stuhia pritet t’i drejtohet verilindjes megjithëse rreziqet nga përmbytjet edhe më të mëdha mbeten në jug të Britanisë deri të mërkurën. Po ashtu disa pjesë të Evropës Perëndimore janë nën alarm nga stuhia.

Klan News