Sulmet ajrore tronditën Bejrutin. Si pasojë, të paktën 11 persona humbën jetën dhe disa te tjerë u plagosën si pasojë e shkatërrimit të një ndërtesë tetë-katëshe.

Sipas palës libaneze, gjatë sulmit u përdorën katër bomba, të cilat shkaktuan një gërmadhë të thellë. Këto ambulanca jashtë spitalit Makassed të Bejrutit u dërguan për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve gjatë sulmeve.

Ky burrë, familja e të cilit u lëndua, u përpoq të ngushëllonte një grua të traumatizuar jashtë ndërtesës së spitalit.

“Ne ishim në gjumë kur ndodhi sulmi i parë, pastaj një sulm të dytë, dhe ne nuk e kuptuam se çfarë ndodhi. Kishte pluhur dhe shtëpi të rrënuara, njerëzit vraponin dhe bërtisnin, ata po vraponin, gruaja, vajza dhe tezja ime janë në spital”.

Ky është sulmi i katërt ajror izraelit këtë javë që godet një zonë qendrore të Bejrutit, ndryshe nga pjesa më e madhe e sulmeve të cilat janë përqëndruar në periferitë jugore të kontrolluara nga Hezbollahu.

Këta të fundit dhe qeveria libaneze akuzojnë Izraelin për sulme që shënjestrojnë civilët, por ushtria e Izraelit mohon akuzat.

Tv Klan