Gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë për të shpallur masën e sigurisë ndaj Meardi Berberit dhe dy të arrestuarve të tjerë në Tiranë, Ervin Kalaja dhe Anterio Kaloshi të përfshirë në sulmin ndaj një hoteli në Tushemisht javën e kaluar.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për të 3 të ndaluarit, të cilëve ju sekuestrua arsenal armësh në një garazh në Tiranë.
Gjykata shpalli moskopmetencë territoriale pasi 3 personat u ndaluan në Tiranë dhe jo në Pogradec, por pranoi kërkesën e Prokurorisë duke i lënë ata paraprakisht në arrest me burg.
Gjykata e Pogradecit ja delegoi aktet Gjykatës së Tiranës. Meardi Berberi konsiderohet si një nga organizatorët e sulmit mbi hotel ‘Volorekën’.
Tv Klan