Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, nuk e ka marrë shumë parasysh vështirësinë që kaloi Kylian Mbappe, me maskën mbrojtëse në Euro 2024, derisa e provoi vetë.

Ti vërtetë nuk shikon asgjë,- tha Kolo Muani të dielën- Asgjë”.

Me një hundë të thyer dhe i detyruar të vendosë një maskë për të mbuluar zonën e dëmtuar, është një tregues i qartë pse Mbappe ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje të Kampionatit Evropian, dhe atë nga penalltia.

Kolo Muani të dielën në konferencën për shtyp të Francës të mbajtur në kampin stërvitor në Paderborn të Gjermanisë, ka mbështetur Mbappe për aftësinë e liderit. Ai shtoi se ka ende kohë që Mbappe të bëjë diferencën në Euro 2024.

Franca do të luajë kundër Spanjës në Mynih në gjysmëfinale të martën.

Kolo Muani: Mbappe e ka natyrshëm rolin e liderit. Ai ka dhuntinë të jetë bartës i ekipit, grupit. Ai jep ide dhe këshillon lojtarët. Ai ka lindur për këtë. Ai ka lindur për të qenë lider i grupit.

Mbappe ka pasur edhe probleme fizike për të cilat beson se nuk do të sqarohen derisa të nisë sezonin me klubin e ri, Real Madrid, ka shkruar të dielën “Associated Press”.

Kolo Muani beson se edhe kur Mbappe nuk është në formën e tij më të mirë, ai mund ta çojë Francën drejt titullit të Kampionatit Evropian. Kolo Muani: Duke e parë që nuk po shënon, na takon ne ta ndihmojmë, ta shtyjmë përpara, Turneu nuk ka përfunduar ende. Edhe pse ka një hundë të thyer, ai është mirë fizikisht

/tvklan.al