Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Como-n në kampionat.
Motta vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se janë përforcuar. Ai përjashtoi mundësinë që për momentin të luajë në sulm me dyshen Vlahovic-Kolo Muani.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë. Como i ka shkaktuar probleme ekipeve të mëdha. Do të jetë një ndeshje e madhe. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët e afruar.
Jemi një ekip ku gjëja më e rëndësishme është kolektivi. Kemi nevojë për ekuilibër në sulm dhe mbrojtje. Vlahovic dhe Kolo Muani mund të luajnë bashkë, kur unë ta mendoj se edhe momenti i duhur. Mund të ketë edhe ndeshje ku asnjëri prej tyre të mos luajë. E rëndësishme është që të funksionojë skuadra.
Jemi të fokusuar ndaj Como-s, një skuadër që është përforcuar në merkato. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga ndeshja e parë me këtë kundërshtar”, deklaroi Motta.
Ndeshja Como-Juventus do të luhet të Premten, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al