Perfundimi i ndeshjeve të javës së 20 të Superligës, e para për vitin 2025, solli edhe përmbysjen e renditjes së kampionatit. Partizani nuk mundi të përfitonte plotësisht nga nga humbja e Dinamos. “Të kuqtë” barazuan me Skënderbeun dhe rimorën kreun e klasifikimit, por ironia është se bashku me Dinamon dhe Vllazninë, të treja kanë nga 34 pikë në renditje.

“Të kuqtë” shënuan me Bintsuka në fund të pjesës së parë, por u surprizuan në fund të takimit nga Nikaj që barazoi për korçarët. Spektakolare për Elbasanin ishte fitorja ndaj Teutës. “Verdheblutë” fituan 3-1 me përmbysje. Teuta shënoi që në fillim të ndeshjes ndërsa në pjesën e dytë situata ndryshoi krejtësisht falë heroit të Elbasanit, Arsen Lleshi i cili shënoi tre gola.

Tashmë pas këtyre ndeshjeve, 4 ekipet e para, që garojnë për final four dhe për titullin kampion janë të ngjeshura me pikë dhe të gjitha pretendente për gjithë objektivat e sezonit.

SUPERLIGA, renditja:

1  Partizani   34

2   Dinamo   34

3    Vllaznia     34

4    Egnatia    33

5   Elbasani    28

6   Teuta      23

7    Bylis     21

8   Laçi       20          

9   Tirana      18

10 Skënderbeu   16


Tv Klan