Tirana-Vllaznia është supersfida e javës së 11-të në Superligën shqiptare. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione. Bardheblutë do të udhëtojnë sërish për të pritur shkodranët. Pas stadiumit “Skënderbeu” për këtë 90 minutësh kanë zgjedhur “Elbasan Arenën’ si shtëpinë e tyre. Të dy ekipet mbërrijnë pas barazimeve të fundjavës dhe këtë herë kërkojnë maksimumin.

Sfidë që luhet të mërkurën në orën 17:00. Në të njëjtën kohë në Korçë, Skënderbeu pret Partizanin. Të kuqtë e Veselinovic kryesojnë renditjen dhe ndaj “ujqërve të dëborës” tentojnë arratisjen. Korçarët po kalojnë një moment të mirë në këto momente, pasi në dy sfidat e fundit kanë marrë 4 pikë.

Më herët në fushë, ekzaktësisht në orën 14:00, kampionët e vendit, Egnatia udhëton drejt Laçit për të sfiduar kurbinasit. Përballje ekstremesh në renditje, me rrogozhinasit që ndodhen të dytët, ndërsa bardhezinjtë të fundit. Të enjten, radha për të zbritur në fushë Dinamo kundër Bylisit dhe Teuta ndaj Elbasanit.

Kryeqytetasit tentojnë të ruajnë trendin e rezultateve pozitive pasi nuk humbasin prej 8 javësh. Në krahun tjetër, Ballshiotët hodhën pas krizën ndaj durrsakëve për të ‘hapur’ oreksin e marrjes së pikëve përballë çdo kundërshtari. Java e 11-të pritet të sjell ndryshime edhe në renditje për shkak të ngjeshjes së madhe të pikëve mes skuadrave.

Klan News