Në natën e parë gjysëmfinale të “Kënga Magjike” përveç performancave tejet të bukura artistike, ndodhi dhe një propozim për martesë. Por a do të ketë ndonjë surprizë të ngjashme natën e dytë të gjysëmfinales? Ja çfarë thotë producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan.

“Do të ketë diçka të ngjashme, por prapë nuk do e zbulojmë. Nata finale do të jetë finalizimi i një pune 6-mujore dhe të votuar nga vetë artistët dhe sistemi i votimit, do të dalin më të mirët dhe mendoj se do të ketë në fund një surprizë mjaft të bukur që publiku do e pëlqejë shumë”, thotë Gjebrea.

Por si do të jetë formula e votimit në “Kënga Magjike”?

“Votojnë vetë këngëtarët për njëri-tjetrin, voton juria e “New Artist” që kthehet në një juri dhe për artistët BIG dhe më pas voton dhe publiku dhe po sonte do të votojnë për natën e dytë. Ndërsa në natën e tretë, do të jetë votimi i artistëve, artistët votojnë nesër dhe juria voton nesër dhe ne do të kemi 20 finalistët. Kur të përplaset nata e parë me natën e dytë, atëherë do të kemi edhe një herë votimin e publikut për të bërë krahasimin mes këngëve të natës së parë me të dytë dhe atëherë do të zgjedhin cila është kënga e tyre e preferuar. Në shumatoren e pikëve, do të kemi dhe fituesin e festivalit. Atëherë do të zgjedhin se cila do të jetë kënga e tyre e preferuar”, tregon Ardit Gjebrea.


 /tvklan.al