Shqipëria doli me 1 pikë nga ndeshja me Çekinë të shtunën në Tiranë që përfundoi 0 – 0. Gara për vendin e parë në Ligën e Kombeve mbetet e hapur kur duhet zhvilluar ndeshja e fundit.
Në pjesën e parë, kuqezinjtë vuajtën, ndërsa në dytën u shfaqën më shumë në zonën kundërshtare, por pa arritur të shënojnë. Trajneri Sylvinho u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve shqiptarë.
Sylvinho: Çekia është një ekip i fortë dhe zhvillon një lojë plot ritëm dhe e vështirë është t’ia ulësh. Pas 25 minutave të para e morëm veten dhe jam i kënaqur me lojtarët me atë që treguan në fushë. Barazimi e lë ta hapur. Ne jemi akoma në garë. Në këtë grup të vështirë mund të ndodhë gjithçka në ndeshjen e fundit.
Vetë lojtarët thonë se duhet të jenë më të qartë para portës dhe të fitojnë takimin e së martës me Ukrainë.
Mario Mitaj: Thjesht ato raste që kemi t’i shfrytëzojmë në mënyrëm më të mirë.
Kristjan Asllani: Grup i fortë dhe barazoi Gjerogjia me Ukrainën edhe mezi po presim ndeshjen të martën dhe do të luajmë për 3 pikë se vetëm ato na duhen.
Grupi B1 kryesohet nga Çekia me 8 pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me 7 dhe Ukraina me 5.
Tv Klan