Shqipëria është përgatitur për ta fituar ndeshjen e fundit të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Kjo është deklarata e trajnerit Silvinjo, i cili shprehet se për aktivizimin e Jasir Asanit do të vendosë pak para takimit.
Trajneri Silvinjo e di mirë se kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania” do të jetë si një finale! Ai e bën të qartë se për kuqezinjtë rëndësi ka vetëm një rezultat, fitorja!
Tekniku deklaroi në konferencën për shtyp përpara takimit se skuadra do të futet në fushë për të dhënë gjithçka dhe nëse arrihet vendi i parë, kjo do të ishte diçka perfekte.
Në vazhdim, braziliani u shpreh se vendimin për aktivizimin ose jo të Jasir Asanit do ta marrë pak para nisjes së sfidës.
Edhe kapiteni Ardian Ismajli e bëri të qartë se kombëtarja do të bëjë maksimumin për të marrë fitoren. Qendërmbrojtësi kuqezi theksoi se tifozët janë një armë plus për Kombëtaren.
Shqipëria pozicionohet në vend të tretë në Grupin B1, bashkë me Gjeorgjinë, një pozicion më sipër. Kryeson Çekia me 8 pikë, ndërsa Ukraina është e fundit me 5 pikë.
Nëse dalin në vend të dytë, kuqezinjtë shkojnë në play of për Ligën A, ndërsa vendi i tretë i çon në play- out për Ligën C.
Sfida e fundit e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.
Klan News