Në familjen e Orindës dhe Turit kanë mbërritur festat e fundvitit.
Ky vit do të jetë padyshim një nga më të bukurit për familjen e tyre pasi ata janë bekuar para katër muajsh me një princeshë.
Orinda ka publikuar një video në “Instagram” si një kartolinë e bukur festash duke zbukuruar pemën.
Ajo thotë se prej 4 muajsh i ka ndryshuar jeta dhe tashmë Atara është bekimi i tyre.
Krahas videos, ajo ka shkruar disa fjalë mjaft të ëmbla që plotësojnë këtë panoramë kaq të bukur familjare.
“Xmas loading… with love
Si sot një vit më parë kur zbukuruam pemën Atara jonë ishte te barku mamës..kishim vetëm 2 ditë që e zbuluam. Sot ajo bën 4 muaj dhe na e ka mbushur shpirtin plot.. si i thonë asaj, kur numëroj bekimet të numeroj 2 herë.. jooo unë të numëroj 1milion bashkë me babin dhe Rubyn. #faleminderitzot”, ka shkruar Orinda krahas videos së ëmbël./tvklan.al