Rrugët e Juventusit dhe Wojciech Szczęsny ndahen më verën e 2024-ës.
Prej javësh diskutohej largimi i portierit polak, por klubi bardhezi përmes një njoftimi për shtyp, ka zyrtarizuar përfundimin konsensual të kontratës.
Aventura e Szczesny te “Zonja e Vjetër” zgjati shtatë sezone pasi, në korrik 2017, portieri u transferua te torinezët nga Arsenali pas dy sezonesh në huazim te Roma.
Portieri polak luajti 252 ndeshje zyrtare me fanellën e Juventusit, 200 prej të cilave në Serie A.
Ai bëhet lojtari i shtatë i huaj që shkon në 200 takime, ndërsa në 100 sfida porta ka qenë e paprekur.
9 penallti të pritura në Serie A dhe Champions.
Szczesny ka fituar tetë trofe në 7 sezone me “Zonjën e Vjetër’. 3 kampionate, 3 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa Italiane.
Klan News