Për problemin e fëmijës që nuk e mbajnë në çerdhen e Kamzës me pretendimin se qan vazhdimisht, gazetarja e “Stop” i drejtohet institucionit dhe flet me titullaren dhe edukatoren.

Të dyja e pranojnë faktin, që i kanë thënë nënës që nuk mund ta mbajnë, pasi sipas tyre, Amari nuk është si fëmijët e tjerë.

Kur gazetarja i kërkon titullares zgjidhje, ajo më arrogancë thotë se këtë çështje duhet ta zgjidhë “Stop”-i.

Drejtoresha: Ke shumë të drejtë, por nëse unë e këshilloj dhe i them mbaje një periudhë, kur të bëhet më mirë, sille përsëri ku është faji këtu?

Gazetarja: Jo ti thuhet ti duhet ta heqësh fëmijën nga çerdhja se qan fëmija. Nuk është argument. Vetëm në qoftë se ju edukatore doni një fëmijë pa fol, pa qeshur, pa lëvizur nga vendi, pa ngacmuar shokun dhe doni këtë fëmijën? Fëmijët qeshin, qajnë, për këtë paguhen edukatoret. Në qoftë se ato duan një fëmijë si puna e këtij edukatoret janë të paafta, të ikin.

Drejtoresha: Dokumentacioni është brenda.

Gazetarja: Ajo është procedura e fundit pastaj, ajo prandaj mori Stopin.

Gazetarja: Domethënë ti i ke bërë këto komunikimet?

Edukatorja: Po unë i kam bërë.

Gazetarja: Ti ke thënë që deri të premten dhe pastaj të shohim se ça do bëhet me fëmijën tënd.

Edukatorja: Patjetër mund të vazhdoni.

Gazetarja: Me kokën tënde, apo të drejtoreshës?

Edukatorja: Unë eci me urdhrin e drejtoreshës. I kam dhe unë se nuk i ke vetëm ti. Se ça ka folur ajo me ty nuk e di unë.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me Amarin?

Edukatorja: Amari është mësuar gjithë ditën dorë më dorë me njerëz të ndryshëm.

Gazetarja: Ta lemë në këmbë tani?

Edukatorja: Kjo ka 2-3 muaj këtu nuk i ndihet zëri i gojës.

Gazetarja: Ti mban përgjegjësi për këtë rast?

Drejtoresha: Patjetër mbaj përgjegjësi në qoftë se i kam kthyer dokumentacionin.

Gazetarja: Çfarë do ndodhë me Amarin?

Drejtoresha: Me Amarin do ia gjeni vendin ju.

Gazetarja: A domethënë ju kërcënoni? Do t’ia gjejmë vendin ne?

Drejtoresha: Patjetër.

Më pas gazetarja iu drejtua Bashkisë Kamëz, konkretisht Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, ku titullari premtoi të marrë masa për stafin, edukatoren dhe drejtuesen e çerdhes dhe të zgjidhë problemin e sistemimit të Amarit të vogël.

“Do doja që prindërit të kishin ardhur më parë tek ne se tek ju dhe të merrnim një zgjidhje konkrete për rastin e fëmijës. Ne si institucion do të marrim masat e nevojshme për personat përgjegjës nëse kanë pasur sjellje që nuk duken korrekte në lidhje me punën dhe institucionin.

Amari do frekuentojë çerdhen. Do të përpiqemi maksimalisht që Amari të jetë sa më qetë dhe të rrijë sa më rehat dhe komod në çerdhe”, tha përfaqësuesja e bashkisë./tvklan.al