Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri thotë se qeveria shqiptare dhe Policia e Shtetit janë të vendosur në luftën ndaj trafikut të drogës dhe se situata e tanishme është e trashëguar nga qeveria e shkuar. Në një konferencë për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Europian, Christian Danielsson, ai tha se policia po godet kultivimin e lëndëve narkotike, përmes planit strategjik të veprimit që është miratuar tashmë.
Një tjetër garanci në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, ministri thotë se është Byroja Kombëtare e Hetimit, ngritja e të cilës është tashmë në fazë përfundimtare.
Ndërsa zoti Danielsson u shpreh se lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe reforma në sistemin gjyqësorë mbeten kushte thelbësore për statusin dhe integrimin.
I pyetur nëse ka patur rritje të luftës kundër trafiqeve në 6 muajt e fundit, zoti Danielsson la të kuptohej se gjithçka do të përfshihet ne raportin e Komisionit, ku do të përfshihen përpjekjet për reforma ndër vite.
TV KLAN