Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndërkohë që bisedimet ndërmjet përfaqësuesve ushtarak të Natos dhe atyre Jugosllav janë ndërprerë. Sot në Bon fillon një takim i jashtëzakonshëm i G-8, ku do përcaktohet në detaje rezoluta që do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për miratim.

Dje bisedimet për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova janë ndërprerë për shkak se pala jugosllave, siç ka deklaruar Gjenerali Xhekson ka kërkuar mbajtjen e 15 mijë trupave të saj në Kosovë. Kjo gjë nuk është pranuar dhe është hedhur poshtë nga ushtarakët e lartë të NATO-s.

Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt, ka theksuar se ndërprerja e bisedimeve është e përkohëshme dhe serbët duhet të pranojnë gjithçka që ju është paraqitur. I këtij mendimi është dhe Ministri Francez për çështjet Europiane, Pier Moskoviç. Ministri i Jashtem Francez Vedrin thekson se kjo pengesë do të kapërcehet.

Rusia nga ana e saj bën përgjegjëse NATO-n për dështimin e bisedimeve me Beogradin. Këshilli i Sigurimit ka theksuar Rusia nuk u përfshi në këto bisedime, gjë që përbën një shkelje të marrëveshjes së paqes të arritur nga bisedimet mes Çernomërdit dhe Ahtisarit në Beograd.

Ndërkohë në Bon me ftesë të Ministrit të Jashtëm Gjerman Joshka Fisher do të mblidhen ministrat e jashtem të BEP për të diskutuar rreth stabilitetit ekonomik dhe politik në Europën Juglindore. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE, ministrat e Jashtëm të vendeve të Europës Juglindore dhe përfaqësuesit të OSBE dhe Këshillit të Europës./tvklan.al